Nga Petrika Tollkuçi/ Një gjimnaz, shumë histori, 60 vjet dijeni dhe traditë në qytetin tonë
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Sot filluan festimet për 60-vjetorin e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, një institucion që ka formuar breza të tërë dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe kulturën e qytetit dhe të gjithë qarkut.
Si ish-gjimnazist në këtë shkollë gjatë viteve 1988–1992, një periudhë e veçantë e ndryshimeve historike, dua të përmend me mirënjohje profesorin kujdestar Robert Koleci, mësues i Letërsisë, i cili na mësoi të dashuronim dijen dhe të kuptonim rëndësinë e fjalës.
Besoj fort se edhe brezat e rinj që po dalin sot nga kjo shkollë do të vazhdojnë këtë traditë, duke udhëhequr shkollën dhe shoqërinë me dijen, pasionin dhe përgjegjësinë që karakterizon “Themistokli Gërmenji”.
Urime 60-vjetori!
"KORCA BOOM"



















