top of page

Aksident i rëndë/ Kamionçina përplas të moshuarën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.


Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.


Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, për ndihmë mjekësore.


Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page