top of page

Skënderbeu triumfon në ndeshjen e prapambetur, Iliria mposhtet 0-2 në “Elbasan Arena”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

ILIRIA: Xhika, Kallaku, Stafa, Sejdiu, Demiraj, Jakubu, Diarrasuba, Osikel, Lika, S. Selmani, Veriu.

Trajner: Dritan Smajli


SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Ramos, Vangjeli, Estrela, Janaqi, Çuçka, Nasr, Shaqe, Abubakar, Tajo.

Trajner: Ernest Gjoka


Ka përfunduar ndeshja e prapambetur mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Korçarët kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena”, duke u imponuar me rezultatin 0-2 dhe duke siguruar tri pikë jetike në garën e kampionatit.


Vendimtarë për suksesin e Skënderbeut ishin Abiadoun dhe Çuçka. I pari realizoi në pjesën e parë, duke kaluar korçarët në avantazh në minutat e fundit të fraksionit të parë dhe duke mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 0-1.


Në pjesën e dytë, Çuçka dyfishoi shifrat në minutën e 57-të, duke “vulosur” fitoren e ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka.


Me këtë sukses, Skënderbeu rikthehet te fitorja në Kategorinë e Parë dhe thellon diferencën me rivalët, duke konsoliduar pozitat në renditje. Ndërkohë, Iliria mbetet pa pikë në këtë përballje të vështirë.


Kjo sfidë ishte planifikuar fillimisht të luhej dy javë më parë, por u shty për shkak të dhunës së ndodhur në Fushë–Krujë, në stadiumin “Redi Maloku”, ku u sulmuan lojtarët kundërshtarë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page