top of page

EKSKLUZIVE/ Drejtuesit e Ilirisë provokojnë, Takaj nuk përgjigjet, situata mbetet nën kontroll

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ndeshja mes korçarëve dhe Ilirisë nuk përfundoi pa tensione, edhe pse gjatë 90 minutave në fushë gjithçka u zhvillua në mënyrë korrekte. Pas mbylljes së takimit, ka ndodhur një incident në qendër të vëmendjes së të cilit ka qenë vetë presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.


Presidenti korçar ka qëndruar pranë përfaqësuesve të Ilirjan Përmetit dhe Ivan Gvozdenovic, i cili ndoqi ndeshjen. Në këto momente, drejtuesit e ekipit të Ilirisë kanë hedhur disa komente ndaj drejtuesve të Skënderbeut, por Takaj ka reaguar me qetësi, pa iu përgjigjur provokimeve.


Forcat e policisë kanë ndërhyrë me korrektësi, duke shmangur përshkallëzimin e situatës dhe duke ruajtur rendin. Nga pamjet dhe raportimet paraprake duket se tensioni ka ardhur më shumë nga nervat e lojës dhe humbja, por nuk është tejkaluar kufiri i masave disiplinore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page