top of page

SKËNDERBEU fillon prapë shkëputjen/ Ja renditja përfundimtare pas fitores së bardhekuqve ndaj Ilirisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Sot më ndeshjen e prapambetur mes Ilirisë dhe Skënderbeut dhe fitores së pastër 0-2 të bardhekuqve, është sigluar edhe renditja përfundimtare, teksa të gjitha skuadrat kanë lujtur 16-të javë të plota.


Skënderbeu me fitoren e sotme vazhdon të shtrojë “rrugën” drejt superligës, pasi diferenca vijon të jetë e madhe me ndjekësit dhe Skënderbeu javë pas jave po shkon i qetë për në superligë.


Iliria edhe pse donte të merrte “hak” ndaj Skënderbeut nuk ja doli, pasi e pa që skuadra bardhekuqe është padiskutim ekipi më i mirë dhe në këtë mënyrë ky trepikësh e ngjit në kuotën e 37 pikëve, më shumë se çdo skudër tjetër e kategorisë së parë.


Në vendin e dytë renditet Laçi me 30 pikë dhe Pogradeci në vendin e tretë me 29 pikë.


Pavarësisht përpjekjeve për të ndalur Skënderbeun edhe me “dhunë” ekipet e tjera javë pas jave e kanë të qartë që kreu ka një “Zot” dhe është Skënderbeu, ndërkohë që skuadrat duhet të mendojnë për vendin e dytë dhe poshtë, pasi superliga është vetëm çështje matematikore për Skënderbeun.


Më poshtë sjellim edhe renditjen përfundimtare:

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page