top of page

Përurohet “American Dream” e Eris Rusit dhe Beqir Potkës në Universitetin e Durresit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Në Universitetin e Durrësit u përurua vepra “American Dream – Historia e jashtëzakonshme e Beqir Potkës, nga ferri komunist drejt tokës së premtuar”, me autor Eris Rusin. Befasi e bukur ishte prania në takim e personazhit të veprës, Beqir Potkës, ardhur enkas nga SHBA për të ndarë me ne historinë e djaloshit që në moshë fare të njomë sfidoi një sistem të tërë, atë komunist duke u arratisur.


E pranishme në takim ishte dhe përkthyesja e veprës në gjuhën angleze, prof. asoc. Eriola Bonja Qafzezi, shoqëruar nga kolegia prof. asoc. Dorela Kacauni. Po ashtu, nga Universiteti i Durrësit e nderuan takimin zv.rektorja, prof. asoc. Suela Kastrati, përgjegjësja e departamentit prof. asoc. Edlira Abdurahmani, pedagogia dr. Drita Isufaj nga departamenti i letërsisë, dr. Florinda Boriçi dhe dr. Elira Xhakollari nga departamenti i gjuhës angleze, si dhe studentët tanë të dashur, të cilët i falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen.


Jam shumë e lumtur që takimi krijoi aq shumë emocion, së pari për mua si moderatore e aktivitetit, e po ashtu edhe për të pranishmit. Për këtë arsye, falënderoj përzemërsisht mikun tim, Erisin, i cili ka meritat për jetësimin e një historie njerëzore rrëfyer në mënyrë të jashtëzakonshme,- u shpreh prof.asoc. Manjola Zaçellari


Një falënderim i përzemërt edhe për mister Potkën, sidomos për mesazhet humaniste që dha për të pranishmit, por edhe për frymën aq pozitive që përcolli tek të gjithë ne. Ishte një takim prej Perëndie, siç do të thoshte Potka.


Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Durrësit, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, nëpërmjet zv.rektores, prof. asoc. Suela Kastrati, i dorëzoi Beqir Potkës një certifikatë vlerësimi me motivacionin: “Për kontributin historik, si pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan në Amerikë që përmbushi amanetin e Faik Konicës për t’u prehur përgjithmonë në atdhe dhe për ruajtjen e vlerave kulturore të vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree

bottom of page