top of page

5 gushti, data që bashkon lindjen dhe ndarjen nga jeta të Stavri Shkurtit

  • 2 days ago
  • 1 min read

Data 5 gusht shënon një ditë të veçantë në historinë e artit shqiptar, pasi në këtë datë u lind dhe, po në këtë datë, ndërroi jetë një prej ikonave të skenës dhe ekranit shqiptar, aktori i madh Stavri Shkurti.


I lindur më 5 gusht 1943 dhe i ndarë nga jeta më 5 gusht 1998, Stavri Shkurti mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.


Me interpretimet e tij të jashtëzakonshme, ai la gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar, duke u bërë pjesë e shumë filmave dhe shfaqjeve që vazhdojnë të kujtohen edhe sot.


Për publikun korçar dhe gjithë Shqipërinë, Stavri Shkurti mbetet një artist i paharruar, një personalitet që i dha jetë dhjetëra personazheve dhe që me talentin e tij fitoi zemrat e brezave të tërë.


Edhe pse kanë kaluar vite nga ndarja e tij nga jeta, emri dhe vepra e Stavri Shkurtit vazhdojnë të jetojnë përmes roleve që e bënë një gjigant të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page