Selin Bollati i bën dedikimin e veçantë Dj Gimbos (Foto)
- 1 day ago
- 1 min read
Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente të veçanta me DJ Gimbon, duke treguar se miqësia mes tyre vijon të mbetet e fortë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Selin publikoi fotografi ku shfaqet krah DJ Gimbos, të shoqëruara me një dedikim të shkurtër, por domethënës.
"Je shoku im i ngushtë", shkroi ajo, duke lënë të kuptohet afërsia që kanë ndërtuar me njëri-tjetrin.
Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo kanë ruajtur kontaktet dhe kanë vijuar të kalojnë kohë së bashku, ndërsa herë pas here ndajnë me ndjekësit momente nga miqësia e tyre, e cila duket se është forcuar edhe më shumë jashtë formatit televiziv.
“KORÇA BOOM”

















