Kush është personi misterioz që po e shoqëron? Luana Vjollca ngre dyshimet me foton
top of page

Kush është personi misterioz që po e shoqëron? Luana Vjollca ngre dyshimet me foton

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Luana Vjollca ka ngjallur sërish kureshtjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pas një fotografie të publikuar në InstaStory.


Moderatorja ndau një imazh nga një drekë, ku shihen dy gota të ngritura për një dolli. Në foto duket vetëm dora e personit që e shoqëronte, ndërsa identitetin e tij nuk e ka zbuluar.


Ky detaj ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin komentet dhe hamendësimet mbi personin që ishte në shoqërinë e moderatores. Në fotografi dallohen vetëm disa elementë, si tatuazhet në krah dhe ora në dorë, pa asnjë tregues tjetër për identitetin e tij.

Deri më tani, Luana nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo detaj shtesë, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë për një mik, bashkëpunëtor apo dikë tjetër.


Si shpeshherë, moderatorja ka zgjedhur të ruajë privatësinë e jetës së saj personale, ndërsa postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur diskutime në rrjet./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page