AKSIDENT/ Përplasen tre makina, trafik i rënduar
- 3 hours ago
- 1 min read
Tre makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e kësaj të shtunë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin pranë Urës së Lumit.
Fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar.
Policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke disiplinuar lëvizjet dhe po heton shkaqet e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















