Vr*sja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmia e banores së pallatit: E gjeta djalin të shtrirë e të gj*kosur!
top of page

Vr*sja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmia e banores së pallatit: E gjeta djalin të shtrirë e të gj*kosur!

  • 2 hours ago
  • 2 min read

Dëshmitarja Kozeta Shakla ka rrëfyer mes lotësh momentet e para pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, i cili u qëllua me armë zjarri brenda një pallati në lagjen nr. 14. Autor i dyshuar i krimit është miku i tij, Kristjan Sterjo.


Shakla tregon se në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë së bashku me nënën e saj, kur papritur dëgjoi një zhurmë të fortë. Në fillim mendoi se dikush mund të kishte rënë nga shkallët, ndaj doli nga apartamenti për të parë se çfarë kishte ndodhur.


Sapo doli, ajo pa një grua në katin e tretë të pallatit, e cila kërkonte ndihmë dhe u bënte thirrje banorëve të njoftonin Policinë dhe ambulancën.


“Ajo gruaja e katit të tretë, se te dera e saj ishte bërë, thërriste me të madhe: ‘Aman, të lutem lajmëroni policinë, ambulancën’. Ngjitem unë me vrap të shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Dhe unë thashë mos ishte fëmija i saj”, tregon Shakla.


Dëshmitarja thotë se telefonoi menjëherë ambulancën, ndërsa më pas u përball me pamjen e 20-vjeçarit të shtrirë dhe të gjakosur në shkallët e pallatit.


“Pastaj mora ambulancën. Nuk e mblidhnim dot veten fare. Zbrita me vrap se më thonin këta të ambulancës: ‘Ku e keni vendin, ku e keni vendin?’ Pashë djalin aty, njeri dy metra djalë të shtrirë poshtë, të gjakosur. Po i rridhte pastaj gjaku nga koka”, rrëfen ajo.


Shakla tregon se nuk e njihte Joan Zukon dhe se 20-vjeçari nuk ishte banor i pallatit ku ndodhi vrasja.


Ngjarja, sipas saj, ka shkaktuar tronditje të madhe, veçanërisht pasi bëhet fjalë për një zonë ku qëndrojnë dhe luajnë edhe fëmijë.


Dëshmitarja tregon se Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje, ndërsa më pas në zonë kanë shkuar edhe efektivë të tjerë dhe ambulanca.


Pamja e 20-vjeçarit të shtrirë dhe të gjakosur në shkallët e pallatit, sipas Shaklës, është një moment që ajo nuk mund ta harrojë.


“Në momentin që vajta unë, po i rridhte gjaku nga koka dhe nuk e harroj dot. Nuk e di, nuk e preka me dorë. Nuk e preka me dorë”, përfundon ajo./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page