RENEA 'blindon' Korçën, rrethon banesën e autorit të vr*sjes së Joan Zukos!
top of page

RENEA 'blindon' Korçën, rrethon banesën e autorit të vr*sjes së Joan Zukos!

  • 2 hours ago
  • 2 min read

Sterjo dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar teksa Zuko po ngjiste shkallët drejt katit të tretë.


RENEA dhe forca të shumta policie janë angazhuar në Korçë për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko.


Pak minuta më parë forcat e policisë dhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, Kristjan Sterjo, por nuk kanë mundur ta gjejnë atë aty. Kontrollet dhe kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij vijojnë.


Sterjo është identifikuar nga Policia si autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. Ai është shpallur në kërkim.


Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në Korçë. Burime bëjnë me dije se Sterjo dhe Zuko njiheshin prej vitesh dhe ishin rritur bashkë. Dyshohet se mes tyre kishte nisur një konflikt më herët.


20-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë autorit duke vrapuar dhe është futur në një pallat. Sterjo dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar teksa Zuko po ngjiste shkallët drejt katit të tretë.


Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari është qëlluar me një plumb në pjesën e poshtme të shpatullës. Plumbi dyshohet se ka përshkuar trupin dhe ka dalë në anën tjetër.


Në dorën e viktimës është gjetur edhe një thikë, ndërsa Policia ka shoqëruar në Komisariat tre persona, të dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu vrasjen.


Sipas burimeve, Kristjan Sterjo rezulton të ketë precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.


Pas vrasjes, ai është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se e kanë parë duke lëvizur në drejtim të varrezave të qytetit.


Forcat e Policisë dhe RENEA vijojnë kontrollet në disa zona të Korçës për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivit të konfliktit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page