Vr*sja në Korçë/ Apeli i fortë i Mitropolitit Anastas: Jeta është dhuratë e Perëndisë, asgjë nuk e justifikon marrjen e saj
- 4 hours ago
- 1 min read
Një vrasje me kallashnikov ka tronditur pasditen e sotme qyteti i Korçës. Një 20-vjeçar u ekzekutua në një pallat nga i riu me iniciale K.S. Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka reaguar dhe Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi.
Hirësi Anastasi shkruan se jeta është dhuratë e Perëndisa dhe asnjë konflikt apo arsye nuk mund ta justifikojë vrasjen e një njeriu.
Mitropoliti shkruan se kur “një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”.
“Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojnë veprimin që merr jetën e një njeriu. Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, thuhet në reagimin e Mitropolitit Anastas.
Kujtojmë se autori i vrasjes është ende në arrati, ndërsa për lokalizimin dhe kapjen e tij në Korçë kanë mbërritur forcat RENEA. Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar tre persona, shokë të autorit.
“KORÇA BOOM”
















