G*ranata dhe ndezës të sekuestruara në Hoçisht, 54-vjeçari shpallet në kërkim
- Korca Boom
- Dec 18, 2025
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. J., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 granata dore – 3 ofensive dhe 6 difensive – si dhe 8 copë ndezës të unifikuar, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale.
Aktualisht po vijon puna për kapjen e shtetasit D. J.
"KORCA BOOM"



















