EKSKLUZIVE/ SKËNDERBEU të premten luan miqësoren e parë. Ja kush vjen në Korçë!
- 1 hour ago
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu është duke vijuar përgatitjet verore në shtëpi, duket se për skuadrën e Julian Ahmataj ka ardhur momenti që të luajë edhe testin e parë miqësor, për të parë nga afër grupin e futbollistëve që ka në dispozicion dhe sidomos afrimet e ardhura së fundi.
Në këtë mënyrë sipas klubit bardhekuq testi i parë miqësor do të luhet ditën e premte, pra më 17 korrik dhe përballë do të jetë skuadra e Maqedonisë së Veriut, Struga. Ky takim do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe mbetet të zyrtarizohet vetëm ora për të mbyllur në këtë mënyrë këtë test të parë veror.
Struga ka luajtur vazhdimisht miqësore në juglindje sidomos vitet e fundit, ndërkohë që kujtojmë që drejtohet nga ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut Bledi Shkëmbi dhe ndihmësi i tij Sabjen Lilaj, prandaj dhe miqësoret me ish-skuadrën bardhekuqe janë të shpeshta.
Skënderbeu-Struga do të jetë testi i parë miqësor dhe padyshim që kjo përballje do të ndiqet edhe nga shumë tifozë në shkallët e stadiumit, pasi të gjithë mezi presin të shohin Skënderbeun e ri.
“KORÇA BOOM”
















