Emër i njohur! Zbulohet kush fshihet pas rr*ahjes live të ‘Diamantit blu’ në TikTok!
- Korca Boom
- Aug 28
- 1 min read
Pamje shqetësuese janë bërë virale ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku tiktokeri i njohur si “Diamanti blu” është dhunuar fizikisht gjatë një transmetimi LIVE në TikTok.
Në video shihet se ai detyrohet të kërkojë falje disa herë ndaj një personi, i cili përmendet si Mandi i Nishtullës.
“Kërkoi falje Mandit të Nishtullës”, dëgjohet të thotë një prej personave që shfaqet në video, ndërsa më pas “Diamanti blu” përsërit: “Më fal Mandi”.
Pas kësaj, tiktokeri dhunohet me shpulla në fytyrë nga persona ende të paidentifikuar.
Shkaqet e këtij akti nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet./ NOA
“KORÇA BOOM”
