top of page

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilometrike mjetesh! Pala greke punon vetëm me 2 sportele

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën e thellë të territorit fqinj është në kufijtë e 4 kilometrave. Emigrantët kërkojnë reagim nga autoritetet policore shqiptare për te ndërhyrë tek homologet greke për zgjidhjen e kësaj situate në prag festash.


Kthimi i emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi, për festat e fundvitit në Shqipëri ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakvaijës, në anën greke. 


Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën shqiptare është 4 kilometra. Emigrantët presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri.


Për Report Tv ata kërkojnë reagim nga autoritetet policore shqiptare për te ndërhyrë tek homologet greke për zgjidhjen e kësaj situate në prag festash.


''Ne kemi dy orë këtu, ne shteti grekë nuk na ka dashur asnjëherë, kemi qenë të luftuar gjithmonë nga shteti grekë, por kur fajin e ka i zoti i shtëpisë, të dal ai dhe të cojë zërin për popullin e tij. Jemi populli më i shkelur në Greqi', tha një emigrantë. 


'Kemi dy orë e gjysmë që presim. Unë lashë makinë atje dhe po shkojë që të marrë një kafe. Grekët rracistat e kanë në dorë, kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo,' tha një tjetër.


Policia kufitare greke punon me 2 sportele, të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e kthimit të emigrantëve në atdhe për festa.

“KORÇA BOOM”

ree


bottom of page