Eshtra njerëzore gjenden në një kosh mbeturinash pranë spitalit
- 8 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese u regjistrua mëngjesin e së enjtes në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Karditsës, kur në oborrin e jashtëm, në një kosh mbeturinash, u gjet një qese që përmbante eshtra njerëzore.
Menjëherë pas zbulimit, në vendngjarje mbërritën policia greke dhe një prokuror, për të mbikëqyrur hetimet dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat qesja përfundoi aty. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar mënyrën e transportimit të eshtrave dhe identitetin e personit ose personave që i hodhën aty.
Mobilizimi i institucioneve u bë edhe me urdhër të ministrit grek të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, me qëllim zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe sigurimin e vendit ku u gjet qesja.
Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se eshtrat janë hedhur në kosh rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe mund të jenë marrë nga varrezat pranë spitalit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën dhe shkaqet e këtij akti të pazakontë.
"KORCA BOOM"
















