Festival me 10 gola! Anglia mposht Francën dhe merr medaljen në Botëror
top of page

Festival me 10 gola! Anglia mposht Francën dhe merr medaljen në Botëror

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror pas një fitoreje me rezultatin 6-4 kundër Francës.


Një ndeshje e çmendur me 10 gola, ku pjesa e parë u dominua nga anglezët falë realizimeve të Rice, Konsa dhe dy golave të Saka.


Në pjesën e dytë, skuadra franceze reagoi shpejt duke shënuar dy herë me anë të Mbappe dhe Barcola brenda pak minutave. Sulmuesi Mbappe realizoi përsëri në minutën e 66-të për të ngushtuar diferencën, por Franca humbi mundësitë e barazimit me Olise dhe Dembele.


Drejt fundit të takimit, Saka shënoi nga pika e bardhë e penalltisë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Gusto-s ndaj Spence. Në minutat shtesë, Dembele shënoi golin e katërt për francezët, përpara se Bellingham të vuloste rezultatin përfundimtar në favor të Anglisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page