top of page

FIFA “ngrin” merkaton, klubi përballet me telashe të reja

7 days ago
1 min read

Tirana përballet sërish me probleme nga FIFA. Vetëm pak ditë para ndeshjes së radhës në kampionat, ku bardheblutë do të përballen me Elbasanin të dielën në “Selman Stërmasi”, klubi kryeqytetas është goditur përsëri nga një vendim i institucionit më të lartë të futbollit botëror.


Shkak janë sërish detyrimet e pashlyera, të cilat kanë sjellë bllokimin e merkatos së Tiranës. Bëhet fjalë për herën e dytë brenda një periudhe të shkurtër që bardheblutë përballen me këtë masë.


Megjithatë, situata këtë herë duket se nuk do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndeshjet që skuadra po zhvillon aktualisht në kampionat. Problemi lidhet kryesisht me regjistrimin e lojtarëve të rinj.


Drejtuesit e klubit duhet të ndërhyjnë për të shlyer detyrimet dhe për të zgjidhur situatën, në mënyrë që Tirana të mos përballet me të njëjtin problem në merkaton e ardhshme dhe të ketë mundësi të regjistrojë lojtarët sipas rregullave dhe protokollit të FIFA-s.

“KORÇA BOOM”


bottom of page