SUPERLIGA 3 javë pushim/ Ja kur rikthehet java e 6-të!
Pas javës së 5-të skuadrat e superligës do të pushojnë më gjatë se të gjitha herët e tjera, për shkak të grumbullimit të kombëtares. Plot 3 javë pushim do të kenë të gjitha skuadrat, ndërkohë që mund të quhet një minifazë përgatitore ky pushim kaq i gjatë.
Në bazë të kalendarit të publikuar nga FSHF ndeshjet e javës së 6-të do të rikthehen më 11 tetor. Në fakt përballjet e javës së 6-të janë të gjitha në një ditë, por zyrtarizimi me ditët e caktuara dhe oraret do të bëhen publike në ditët në vazhdim.
Në këtë mënyrë më 11 tetor, priten sfida interesante dhe të bukura, teksa Skënderbeu do të duhet të luajë sërish jashtë fushe dhe pikërisht në Durrës ndaj Teutës kryesuese. Një sfidë e vështirë përballë kryesuesve të superligës, por Skënderbeu nuk ka diskutim që do të udhëtojë për pikë edhe në “Niko Dovana”.
Në përballjet e tjera, Elbasani do të presë Vorën dhe Laçi pret kampionët e Egnatias. Derbi Partizani-Tirana dhe Vllaznia-Dinamo janë të gjitha sfidat e kësaj jave të 6-të.
Java 6
(11 TETOR 2026)
Elbasani-Vora
Laçi-Egnatia
Partizani-Tirana
Teuta-Skënderbeu
Vllaznia-Dinamo
“KORÇA BOOM”
















