top of page

"Flasim vetëm për punë"/ Çfarë tha Mateo kur u pyet për thashethemet për ndarjen nga Brikena

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditët e fundit, në rrjet kanë nisur thashethemet për një ndarje të mundshme mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit.


Dy ish-banorët e Big Brother VIP 5 kanë vendosur që të heqin njëri-tjetrin nga Instagram-i dhe në të njëjtën kohë, duke fshirë të gjitha postimet e tyre të përbashkëta.


Për këtë ka reaguar dhe moderator Ed Manushi.


I pyetur në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, gazetari, i cili pak ditë më parë ndau edhe një foto me çiftin, u shpreh se e ka pyetur personalisht Mateon për këtë lajm, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar t’i përgjigjej.


“Do të përgjigjem siç mu përgjigj Mateo kur e pyeta dje. Tha: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’. Flasim për punë, për biznes”, u shpreh ndër të tjera Manushi./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page