Foto ekskluzive nga Skënderbeu – stafi teknik dhe mjekësor para startit të seancës stërvitore
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Në prag të nisjes së fazës përgatitore për sezonin e ri, klubi i Skënderbeut ka mbledhur të gjithë stafin teknik dhe mjekësor për një takim pune para fillimit të seancës së parë stërvitore.
Në një foto ekskluzive të siguruar nga ambientet e klubit, shfaqen të gjithë anëtarët kryesorë të stafit: trajneri Ernest Gjoka, drejtori teknik Ardi Gjançi, zv.trajneri Gentjan Liço, drejtori i akademisë Enea Zhidro, trajneri i portierëve Erion Llapanji, si dhe stafi mjekësor që do të kujdeset për përgatitjen fizike dhe mirëqenien e lojtarëve gjatë gjithë sezonit.
Pritet që në orët në vijim të nisë edhe seanca e parë në fushë, ku do të jenë të pranishëm lojtarët e skuadrës së parë, përfshirë edhe ata që kanë qenë të huazuar sezonin e kaluar. Sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit kanë vendosur të nisin menjëherë punën me grupin e plotë për të garantuar një përgatitje sa më cilësore për sezonin që vjen.
Atmosfera në klub duket pozitive, ndërsa Skënderbeu synon të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar me një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.
“KORÇA BOOM”
