top of page

(FOTO+EMRI) 'SHKUNDEN' QELITË E BURGUT/ Kontrollet e Policisë zbulojnë celularin, karikusin dhe USB-në e të dënuarit përjetë

  • 43 minutes ago
  • 1 min read

Një kontroll blic është zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin, pas informacioneve operative të siguruara nga strukturat e Policisë së burgut.


Kontrolli u ushtrua në godinën B, sektori nr. 2, në dhomën 11 të katit të parë.


Gjatë verifikimeve, një të dënuari me emrin Indrit Shaqja iu gjet dhe sekuestrua një telefon celular në gjendje pune, i ndezur dhe i vendosur në karikim, si edhe një pajisje USB.


Pas zbulimit të sendeve të ndaluara, për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit, me fokus parandalimin dhe goditjen e futjes së sendeve të ndaluara brenda qelive./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page