FOTO/ Yll i basketbollit dhe në Insta, vajza e legjendës së Mançester Junajtid pushton rrjetin
- 1 day ago
- 1 min read
Alicia Scholes, vajza e legjendës së Manchester United, Paul Scholes, po tërheq vëmendjen jo vetëm për mbiemrin e famshëm, por edhe për karrierën e saj në basketboll.
25-vjeçarja është rritur mes sportit falë babait të saj dhe tashmë është një emër i njohur në basketbollin e femrave. Alicia luan për London Pulse, ndërsa është gjithashtu pjesë e kombëtares angleze.
Me talentin në parket dhe paraqitjet e saj që marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale ku ka ndjekës të shumtë, Alicia po ndërton një emër krejtësisht të sajin, larg hijes së babait legjendar të Manchester United.
“KORÇA BOOM”




















