Fund i heshtur i një historie dashurie? Brikena dhe Mateo largojnë çdo gjurmë
top of page

Fund i heshtur i një historie dashurie? Brikena dhe Mateo largojnë çdo gjurmë

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Marrëdhënia mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri, të cilët pak kohë më parë ishin në qendër të vëmendjes për shkak të unazave të shfaqura në She's on Top, duket se po kalon një moment të vështirë.


Lëvizjet e fundit të dyshes në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.


Dyshimet janë shtuar pasi Brikena dhe Mateo kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.


Jo vetëm kaq, por ata kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke ndërprerë çdo kontakt publik në platformë.


Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte edhe një postim i fundit i Brikenës në Instastory, ku ajo publikoi një sfond të zi të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër.


Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar se çfarë ka ndodhur mes çiftit apo nëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund përfundimisht.

“KORÇA BOOM”


bottom of page