top of page

Fund iluzioneve në BBVA: Brikena vendos kufij të prerë me Mateon

  • 18 hours ago
  • 1 min read

Pas aludimeve për një romancë të mundshme, Brikena ka vendosur të sqarojë publikisht pozicionin e saj, duke i dhënë fund çdo keqkuptimi. Në një bisedë të drejtpërdrejtë, ajo i ka bërë të qartë Mateos se e konsideron vetëm shok dhe nuk ka asnjë hapësirë për një raport romantik mes tyre.


Me një qëndrim të prerë, ajo ka vendosur kufij edhe për afrimitetin fizik, duke theksuar:


“Ty të kam vetëm shok. Dhe shokun nuk e lë me më bërë flokët.”


Madje, për të shmangur çdo interpretim tjetër, Brikena ka refuzuar edhe gjeste simbolike si unaza, duke u shprehur:


“Nuk pranoj unazë prej shokëve. Vetëm prej personit me të cilin dua të kaloj jetën.”


Kjo deklaratë duket se i mbyll përfundimisht rrugën çdo shprese për një romancë brenda shtëpisë, të paktën nga ana e saj.

"KORCA BOOM"


bottom of page