Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti
Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, Esat Bushati.
Lajmi është bërë publik nga KF Vllaznia, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e Bushatit.
Esat Bushati ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për fanellën kuqeblu gjatë viteve ’40-’60, duke qenë një prej futbollistëve të spikatur të asaj periudhe.
Përveç Vllaznisë, ai ka luajtur edhe për Partizanin, ndërsa ka përfaqësuar edhe Kombëtaren shqiptare. Bushati aktivizohej në repartin e mbrojtjes dhe kujtohet si një prej mbrojtësve të njohur të brezit të tij.
Në njoftimin e saj, Vllaznia ka vlerësuar kontributin e tij për klubin dhe ka shprehur dhimbjen për humbjen e ish-futbollistit.
“KF Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të klubit tonë, Esat Bushati, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqeblu në vitet ’40-’60.
Përpos karrierës me Vllazninë, ka luajtur me sukses edhe për Partizanin dhe Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të atyre viteve”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran.
Ndarja nga jeta e Bushatit është pritur me dhimbje nga komuniteti i futbollit shkodran dhe shqiptar, ndërsa kontributi i tij në historinë e Vllaznisë mbetet pjesë e kujtesës sportive të klubit.
“KORÇA BOOM”
















