top of page

Gjendet e vdekur 23-vjeçarja në Selanik/ Autoritetet nisin hetimet për shkaqet

  • 4 days ago
  • 1 min read

Një 23-vjeçare me origjinë bullgare është gjetur e vdekur në zonën e Neapolit, në Selanik të Greqisë.


Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte shpallur në kërkim nga familjarët e saj, të cilët po përpiqeshin të mësonin vendndodhjen e saj.

Trupi i saj u gjet dhe menjëherë nisën hetimet nga autoritetet.


Nga ekzaminimi fillestar i trupit dhe nga provat e mbledhura deri më tani, nuk janë konstatuar shenja të dukshme që të lidhen me një veprim kriminal.


Megjithatë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së 23-vjeçares./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page