Gëzim në familjen Muçi, sulmuesi i Kombëtares bëhet baba
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur një vajzë, të cilës prindërit i kanë vendosur emrin Mei.
Lajmin e bukur e ka ndarë partnerja e futbollistit, Klea Verri, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan:“Mirë se erdhe, Mei Muçi. Faleminderit Zotit, për çdo gjë në jetën time.”
Ernest Muçi dhe Klea Verri janë në një lidhje prej disa vitesh. Më parë, ai ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës në futboll, ndërsa Klea ka kontribuar në ekipin e basketbollit të bardhebluve.
24-vjeçari i mungoi Kombëtares për ndeshjet e tetorit, pasi nuk mori ftesë nga trajneri, por në jetën personale e priste një nga gëzimet më të mëdha: ardhja në jetë e vajzës së tij të parë.
“KORÇA BOOM”
