Gëzuar ditëlindjen, Dr. Kristaq Kërëku!
- 2 days ago
- 1 min read
Në këtë përvjetor, ju shprehim mirënjohjen për kontributin tuaj shumëvjeçar në mjekësinë korçare dhe për përkushtimin me të cilin i shërbyet pacientëve dhe komunitetit.
I lindur në Korçë, më 1 shtator 1940, Dr. Kristaq Kërëku përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1962 dhe nisi po atë vit punën si mjek inspektor sanitar pranë D. SH. SH. Korçë, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1972.
Më pas shërbeu si mjek në Lozhan, në zonën e Gorë-Oparit, ndërsa në vitin 1974 u rikthye në Korçë, pranë shërbimit ambulator dhe urgjencës.
Pikërisht në urgjencë spikati si një mjek klinicist i saktë, i përkushtuar dhe i përgjegjshëm, ku puna kërkonte përgatitje të lartë profesionale, aftësi të mira diagnostikuese dhe vendimmarrje të shpejtë për çdo pacient. I interesuar vazhdimisht për të rejat e mjekësisë, ai u dallua për korrektësinë me pacientët e kolegët dhe për përkushtimin ndaj profesionit.
I njohur me përzemërsi si “Kiçka”, Dr. Kristaqi vijoi të punojë me përkushtim deri në daljen në pension, në vitin 2006.
Gëzuar ditëlindjen, Dr. Kristaqi!
Shëndet dhe gëzime!
“KORÇA BOOM”
















