top of page

Gëzuar ditëlindjen profesor, Ilia Tërpo!

  • 19 hours ago
  • 1 min read

Gëzuar ditëlindjen, Ilia Tërpo!


Një emër që sjell ndër mend një kohë kur futbolli korçar kishte një tjetër peshë, një tjetër emocion dhe stadiumi jetonte çdo ndeshje me pasion.


Ilia Tërpo, mesfushor i Skënderbeut, ishte pjesë e atij brezi që mbetet në kujtesën e sportdashësve korçarë si një skuadër me emra, karakter dhe shpirt gare. Një Skënderbe që nuk ishte thjesht një skuadër futbolli, por një pjesë e identitetit sportiv të qytetit.


Vlerësimi për Ilian erdhi edhe përtej fushës, me përfshirjen e tij në 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë, një dëshmi e vendit që ai kishte fituar mes figurave të spikatura të sportit kombëtar.


Dhe lidhja me futbollin vazhdon edhe sot. Si trajner, Ilia përcjell te brezat e rinj jo vetëm përvojën dhe dijen e fituar gjatë viteve, por edhe vullnetin, disiplinën dhe dashurinë për lojën.


Gëzuar ditëlindjen, Ilia!


Shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë vite ende pranë futbollit që ti e do dhe ke dhënë kaq shumë!

“KORÇA BOOM”


bottom of page