top of page

Haaland shkëlqen sërish me dopietë, Norvegjia prenoton biletën për në 1/16-at e turneut

  • 21 hours ago
  • 2 min read

Norvegjia është bërë skuadra e gjashtë që siguron matematikisht kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Kombëtarja nordike triumfoi 3-2 ndaj Senegalit në “MetLife Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Grupit I. Krahas Norvegjisë, një vend në fazën tjetër e ka siguruar edhe Franca.


Norvegjezët u shfaqën më këmbëngulës që në minutat e para dhe arritën të konkretizonin dominimin e tyre pak para pushimit. Në minutën e 43-të, Marcus Pedersen zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.


Pjesa e dytë nisi në të njëjtin ritëm për Norvegjinë. Martin Odegaard shërbeu një asist të shkëlqyer për Erling Haaland, i cili realizoi një gol të bukur për 2-0. Senegali reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me Ismaila Sarr në minutën e 53-të.


Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Haaland realizoi sërish, duke rikthyer epërsinë e dyfishtë për norvegjezët. Sulmuesi i Manchester Cityt regjistroi dopietën e dytë radhazi në këtë Botëror dhe e çoi në katër numrin total të golave të shënuar.


Minutat e fundit sollën emocione, pasi Ismaila Sarr realizoi edhe golin e dytë personal për të ngushtuar rezultatin në 3-2. Pavarësisht presionit të Senegalit, Norvegjia arriti ta ruajë avantazhin dhe të marrë tri pikët.


Pas dy ndeshjeve të para, Franca kryeson Grupin I me gjashtë pikë, po aq sa Norvegjia, me të dyja kombëtaret që kanë siguruar tashmë kualifikimin në 1/16-at. Senegali dhe Iraku mbeten pa pikë dhe do të përballen në ndeshjen e fundit të grupit, duke synuar një fitore që do t’i mbante në garë për një kualifikim të mundshëm si një nga vendet e treta më të mira. Ndërkohë, në sfidën tjetër të grupit do të përballen Franca dhe Norvegjia.


Renditja në Grupin I:

“KORÇA BOOM”


bottom of page