Hamall, biletaprerës dhe aktor i madh: Historia e jashtëzakonshme e Kadri Roshit
- 3 hours ago
- 1 min read
Pak e dinë se aktori i madh Kadri Roshi nuk e nisi jetën në skenë, por në punët më të rënda të jetës.
Ai ka rrëfyer se në rininë e tij ka punuar si hamall, duke mbajtur thasë me çimento deri në 13 orë në ditë, ka shkarkuar dërrasa dhe madje ka punuar edhe si pastrues banjosh për të mbijetuar.
Jetim që në moshë të vogël, Roshi kujton se një nga punët e para në Tiranë ishte pastrues në drejtorinë e BKT-së pranë sheshit “Avni Rustemi”. Më pas punoi edhe si biletaprerës në kinema “Republika”, ku për herë të parë u dashurua me botën e teatrit dhe filmit.
Rruga drejt aktrimit nuk ishte e lehtë. Ai madje nuk e kaloi provimin për teatër, por drejtori i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë vendosi ta mbante si sufler. Nga aty filloi gjithçka.
Roli i parë që i hapi dyert e teatrit ishte Osipi te “Revizori” i Gogolit, ndërsa më vonë u bë një nga figurat më të mëdha të skenës shqiptare.
Vetë Roshi thoshte: “Diplomën e parë ma dhanë pedagogët, por diplomën më të madhe ma dha publiku.”
Një histori frymëzuese që tregon se nga puna më e rëndë mund të lindë një legjendë e artit shqiptar.
"KORCA BOOM"
















