Humbin gjurmët e dy turistëve gjermanë, nisin operacionet e kërkimit
- Jun 9
- 1 min read
Dy turistë gjermanë rezultojnë të zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme në zonën malore të Polisit, në Librazhd. Sipas informacioneve paraprake, ata ishin pjesë e një grupi turistësh që po eksploronin terrenin malor me automjete tip “off-road”.
Gjatë lëvizjes në zonë, dy prej turistëve kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit dhe që prej mbrëmjes së kaluar nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Menjëherë pas sinjalizimit të rastit, janë angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat janë nisur drejt Librazhdit për të zhvilluar operacionin e kërkimit në terrenin e vështirë malor.
Autoritetet po punojnë për lokalizimin e turistëve, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e zhdukjes së tyre. Kërkimet vijojnë me intensitet në zonën e malit të Polisit.
“KORÇA BOOM”
















