top of page

I gjendet tritol në banesë, arrestohet 35-vjeçari/ Kapet dhe municion luftarak

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së paligjshme, duke zbuluar dhe sekuestruar municion luftarak dhe lëndë plasëse në një banesë në qytet.


Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e Aldo Collari, u gjet dhe sekuestrua 158 fishekë luftarakë si dhe një kallëp lënde plasëse, që dyshohet të jetë tritol.


Në përfundim të veprimeve procedurale, 35-vjeçari, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


"Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.


Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page