top of page

Iku nga Skënderbeu/ Liridon Balaj shënon në Kosovë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 minutes ago
  • 1 min read

Sezonin që lamë pas, Drita bëri paraqitje të shkëlqyera duke u shpallur kampione e Superligës së Kosovës. Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani doli në fushë sot në një miqësore përballë Sileksit.


Megjithatë, Drita nuk arriti të shkojë në më shumë se një barazim me rezultatin 2-2. Në barazimin përballë ekipit maqedonas, spikati blerja e re Liridon Balaj i ardhur nga Skënderbeu.


Ish-lojtari i korçarëve arriti të realizojë gol sot për skuadrën e Dritës. Një barazim ky i kampionëve të Kosovës përpara sfidave kualifikuese të Champions League përballë  Differdange.


“KORÇA BOOM”


bottom of page