Ish banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë për herë të parë
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 2 min read
Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo në rrjete sociale, ku publikoi një foto nga spitali së bashku me partnerin e saj, Arbri, dhe vogëlushin e porsalindur.
Në mbishkrimin e fotos, Genta shkruan se Joani erdhi pak më herët se pritshmëritë, por i mbushur me dashuri, duke falënderuar partnerin: “Love you zemra ime Arbri”, shoqëruar me zemra blu.
Urime te shumta i kane ardhur Gentes nga ndjekesit e saj por dhe nga familjaret, te cilet kane ndare momente me te voglin ne spital, por duke mos ia zbuluar portretin.
Kujtojme se Genta ka nisur lidhjen e dashurise me Arbrin kohe me pare, me te cilin ka ndare edhe momente nga fejesa qe organizuan ne shtepite e tyre me familjaret.
Urime të përzemërta Gentës dhe Arbrit për ardhjen në jetë të djalit të tyre!
Kujtojmë se kohe me pare nje video e bërë publike në rrjetet sociale nxiti reagime të shumta, pasi Genta akuzohet se është sjellë në mënyrë të ashpër ndaj një vajze të mitur në një market.
Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për vajzën e bashkëshortit të saj. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, shihej Genta dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët.
Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme.
“KORÇA BOOM”



















