Ish-i i Skënderbeu dhe kapiteni i Pogradecit sot feston ditëlindjen e…
- 2 hours ago
- 1 min read
Sot është një ditë e veçantë për ish-lojtarin e Skënderbeut dhe kapitenin e sotëm të Pogradecit, Vangjel Zguro, pasi ai feston 33 vjetorin e tij të lindjes.
Padiskutim që në kampin pogradecar sot urimet do të jenë të shumta, pasi edhe në këtë moshë, Zguro është padyshim lojtari më karizmatik dhe lojtari më i freskët i Pogradecit.
Është futbollisti që gjithë skuadra merr zemër dhe të gjitha sukseset e deritanishme mbajnë edhe firmën e tij.
Zguro ka lënë gjurmë edhe te Skënderbeut dhe sigurisht që gjithë opinioni futbolldashës në juglindje do të uronte Vangjel Zguro: Edhe 100 ditë të lumtura dhe karriesë sa më të gjatë sportive.
Edhe stafi i portalit “Korça Boom” gjen rastin të urojë Zguron: Jetë sa më të gjatë dhe urime kapiten!
“KORÇA BOOM”
















