top of page

JAVA e 5-të vjen në fundjavë/ Ja kur luan SKËNDERBEU, dita dhe ora. Përballjet e kësaj jave!

2 days ago
1 min read

Java e 5-të e superligës do të vijë këtë fundjave me duele interesante dhe me ndeshje që do të luhen të ndara në tre ditë.


Të premten e 18 shtatorit, superliga do të hapë siparin me ndeshjen e parë të javës së 5-të, me përballjen e Shkodrës, atë mes Vllaznisë dhe Teutës. Takimi do të nisë në orën 18:30.


Më pas të shtunë do të luhen dy ndeshje, ku radha do të jetë e Skënderbeut. Vora-Skënderbeu do të jetë ndeshja e orës 16:00 të së shtunës, takim që pritet me mjaft interes.


Në orën 18:30 të po së shtunës do të luhet ndeshja tjetër Dinamo-Laçi.


Të dielë, në ditën e tretë të kësaj jave, priten me interes përballjet Tirana-Elbasani, takim që do të startojë në orën 16:00, ndërkohë që ndeshja përmbyllëse do të jetë ajo mes Egnatias dhe Partizanit, takim do të startojë në orën 18:30.


Java 5


E PREMTE (18.09.2026)

Vllaznia – Teuta ORA 18:30


E SHTUNË (19.09.2026)

FK Vora – Skënderbeu ORA 16:00

Dinamo City – KF Laçi ORA 18:30


E DIEL (19.09.2026)

Tirana – AF Elbasani ORA 16:00

Egnatia – Partizani ORA 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page