Java nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme!
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Temperaturat do të vijojnë të regjistrojnë vlera të larta, ku me përjashtim të 3 qyteteve:
Kukës, Peshkopi dhe Korçë, në të gjitha qytetet e tjera termometri do të regjistrojë vlerat maksimale 25-26 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë 1-2 ballë.
“KORÇA BOOM”
