78-vjeçari gjendet pa ndjenja në banesë
May 4
1 min read
Një 78-vjeçar është gjetur pa ndjenja në tualetin e banesës së tij në lagjen Granicë të Gjirokastrës.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari P. Z., i cili jetonte i vetëm, dyshohet se ka rrëshqitur teksa po lahej në tualet, duke humbur ndjenjat pas rënies.
Janë fqinjët ata që kanë konstatuar situatën dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimet zjarrfikëse për ndërhyrje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke hapur derën e banesës për të mundësuar hyrjen brenda.
I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















