Jeta sentimentale e Jennifer Lopez: Martesa, unaza dhe mungesa e dashurisë së vërtetë
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka folur së fundi rreth jetës së saj personale, duke reflektuar mbi marrëdhëniet e kaluara dhe ndjesitë që kanë shoqëruar periudhat më të vështira të jetës.
E ftuar në emisionin “The Howard Stern Show”, ku promovoi projektin e saj më të ri “Kiss of the Spider Woman”, Lopez tregoi se ndonëse ka pasur marrëdhënie të shumta, nuk ka qenë asnjëherë vërtet e dashuruar.
“Ajo që mësova nuk ishte se ata nuk më donin, por se nuk ishin të aftë. Më dhanë gjithçka, çdo herë. Të gjitha unazat, të gjitha gjërat që mund të dëshiroja ndonjëherë. Shtëpi, martesë, çdo gjë... por një pjesë e problemit ishte se nuk e doja veten në atë kohë”, rrëfeu këngëtarja.
Lopez, e cila është martuar dhe divorcuar katër herë, ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Ajo u nda së fundmi nga Ben Affleck, me të cilin kishte rikthyer lidhjen pas shumë vitesh, por marrëdhënia nuk zgjati.
“Kur u divorcova herën e fundit, ishte gjëja më e mirë që më ndodhi ndonjëherë. Më bëri të kthehesha në një faqe të re. Kisha një trajner fitnesi, një terapist martese, një terapist individual. Kisha gjithçka. Mendova: do ta zgjidh këtë, edhe nëse më vret”, tha Lopez.
Ajo theksoi se tani ndodhet në një periudhë më të qetë të jetës, me më shumë vetëbesim dhe vetëdije për çfarë kërkon dhe çfarë meriton.
Në premierën e filmit “Kiss of the Spider Woman” në New York, Lopez u shfaq e shoqëruar nga Ben Affleck, i cili është edhe producenti i projektit. Megjithatë, një burim pranë këngëtares konfirmoi se mes tyre nuk ka më lidhje romantike.
“KORÇA BOOM”
