top of page

Kaos në KAPSHTICË, qytetarët presin deri në tre orë për të kaluar kufirin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Radhët e gjata në Pikën Kufitare të Kapshticës vijojnë të shkaktojnë vështirësi për udhëtarët që kalojnë kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.


Qytetarët raportojnë se pritjet në kufi janë bërë të zakonshme dhe se kjo situatë vazhdon prej rreth shtatë muajsh.


Sipas tyre, në ditët me fluks normal koha e pritjes është rreth një orë, ndërsa gjatë periudhave me lëvizje më të madhe mund të arrijë deri në tre orë. Vonesat e zgjatura po shkaktojnë pakënaqësi te udhëtarët, të cilët kërkojnë masa për përshpejtimin e procedurave të kalimit kufitar./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page