Kategoria e Parë mbyll sot javën e 23-të, njihuni me NDESHJET e ditës së sotme
- 8 hours ago
- 1 min read
Dje pas fitoreve të kryesuesve, Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit, ka ardhur radha të luhen edhe ndeshjet e tjera për të plotësuar krejt javën.
Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e mbetura të javës së 23-të të kampionatit. 6 ekipe do të zbresin në fushë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.
Të 3 sfidat do të luhen paralelisht, teksa do të startojnë në orën 13:30. Burreli pret Korabin në shtëpi, teksa në transfertë do të luajë Besa.
Kavajasit do të përballen me Ilirinë, ndërsa dueli i fundit do të jetë sfida mes Kastriotit dhe Apolonisë. Të gjitha këto përballje marrin vëmendjen e tifozëve dhe skuadrat do të synojnë ta nisin me “këmbën e mbarë” fazën e 3-të.
JAVA 23
(DJE) 21 shkurt
Laçi-Luftëtari 2-1
Pogradeci-Lushnja 3-1
Skënderbeu-Kukësi 2-1
(SOT) 22 shkurt
Ora 13:30 Burreli-Korabi
Ora 13:30 Iliria-Besa
Ora 13:30 Kastrioti-Apolonia
“KORÇA BOOM”
















