top of page

“Si e duron gruaja?!”/ Bashkëshortja e Rogertit: Më vjen mirë që ka zgjedhur këtë model

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Bashkëshortja e Rogertit ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, përmes një interviste të dhënë për Top Albania Radio.


Ajo ka ndarë hapur emocionet dhe sfidat me të cilat është përballur jashtë shtëpisë, duke theksuar se komentet në rrjetet sociale kanë qenë shpesh të ashpra dhe të padrejta.


“Sipas meje, komentet e tipit ‘kush është ajo grua që e duron?’ më kanë ndikuar shumë.


Rogerti është në një lojë, është në Big Brother, ndërkohë që njerëzit jashtë nuk po kursehen aspak në komentet e tyre”, është shprehur ajo.


Bashkëshortja e tij nënvizon se publiku shpesh harron se pas ekranit ka familje dhe ndjenja reale. Ajo shton se roli që Rogerti ka zgjedhur të mbajë në lojë nuk është ndër më të lehtët.


“Ndonjëherë më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky modeli në Big Brother. Të jesh modeli i mirë është shumë më e thjeshtë. Por të jesh ‘i keqi i domosdoshëm’, apo një model ndryshe, është shumë më e vështirë për t’u përqafuar dhe pranuar nga publiku.”


Në fund, ajo thekson se, pavarësisht mënyrës së komunikimit, mendon se bashkëshorti i saj ka thënë disa të vërteta brenda shtëpisë.


“E vërteta shpesh është e hidhur, por godet. Mendoj se Rogerti ka thënë disa të vërteta aty brenda. Me mënyrën se si i ka thënë, ndoshta nuk jemi gjithmonë dakord, por kjo është pjesë e lojës.”

“KORÇA BOOM”


bottom of page