top of page

Kompensimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzimin për deklarimin e llogarisë bankare

  • 8 hours ago
  • 3 min read

Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025) dhe rezulton me tatim të mbi paguar kanë të drejtë të kërkojë kompensim të shumës.


Përfitues të kompensimit janë si individët që do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, pas zbritjes së shpenzimeve të fëmijëve në vlerën 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe 120 mijë lekë për arsimin, por edhe individët që nuk kanë fëmijë, por rezultojnë me tepricë nga rillogaritja e tatimit.


Për të gjithë kategoritë, pas aplikimit kompensimi do të përfitohet në llogarinë bankare, për të cilën duhet të deklarohen të dhëna të sakta dhe për të gjitha rastet të ngarkohet në pdf IBAN-i i llogarisë bankare (dokument i lëshuar nga banka ku është regjistruar llogaria bankare e deklaruar).


Me qëllim sigurimin e vendosjes së të dhënave të sakta dhe shmangien e vonesave në procesin e rimbursimit administrata tatimore ka publikuar udhëzuesin për deklarimin e të dhënave të sakta të llogarisë bankare.


Sipas tatimeve, plotësimi i llogarisë bankare është i domosdoshëm për vijimin e procedurës së rimbursimit nga Administrata Tatimore.


“Të gjithë individët që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale dhe rezultojnë me tatim të mbipaguar, për të cilin kanë paraqitur kërkese për rimbursim, duhet të deklarojnë saktë të dhënat e llogarisë së tyre bankare në sistemin e-Filing. Siguroni që të dhënat e vendosura janë të sakta, për të shmangur vonesa në procesin e rimbursimit”, njoftojnë Tatimet.


Për herë të parë këtë vit kompensim do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë, por që rezultojnë me tatim të mbipaguar, për shkak të ndryshimit të mënyrës së rillogaritjes të tatimit. Edhe për këtë individë procedura e aplikimit do të jetë e njëjtë. I vetmi ndryshim është që për këta individë nuk është i detyrueshëm ngarkimi i certifikatës familjare.


Më herët ministri petrit Malaj deklaroi se pas përfundimit të procesit të deklarimit më 31 Mars, janë plotësuar gjithsej 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Sipas tij rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.


Malaj tha se sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 mld lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore. Deri tani janë kërkuar vetëm 670 mln lekë nga individët për t’u kaluar në llogaritë e tyre bankare.


Udhëzuesi për plotësimin e llogarisë bankare


Hapi i parë


Hapni shfletuesin dhe shkoni te faqja zyrtare e-Filing e DPT-së


Vendosni Numrin Personal të Identifikimit (NID) në fushën e parë


Vendosni Fjalëkalimin (Password) në fushën e dytë


Shënoni kutinë: “E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet”


Klikoni butonin “Hyr në sistem”


Hapi i dytë


Pas hyrjes, shihni menunë kryesore horizontale me ngjyrë të gjelbër në krye të faqes


Klikoni mbi butonin “eFiling Im” — i treti nga e majta


Do shfaqet një listë me opsione shtesë poshtë tij


Butoni “eFiling Im” gjendet midis “Kontabilitet” dhe “Menaxhimi i Aksesit”. Kur klikohet, sfondi i saj ndryshon duke treguar se është aktive.


Hapi i tretë


Pas klikimit të “eFiling Im”, shfaqet një listë me 4 opsione


Klikoni mbi opsionin “Profili Im” — i fundit në listë


Do hapet faqja e profilit tuaj me të gjitha të dhënat


Lista ka 4 opsione: Dokumentet e Mia, Njoftimet e Mia, Çështjet e Mia dhe Profili Im. Nevojitet opsioni i fundit.


Hapi i katërt


Faqja e profilit ka një menu në të majtë me disa opsione navigimi


Klikoni mbi “Detajet e Bankës” — opsioni i katërt në listë


Hapet seksioni ku mund të shihni ose shtoni llogarinë bankare


Menuja në të majtë ka: Detajet e Tatimpaguesit, Informacion i Përgjithshëm, Adresa, Përfaqësia Tatimore, Detajet e Bankës, Kodi Ekonomik Rev 2.


Hapi i pestë


Faqja “Detajet e Bankës” shfaq tabelën e llogarive bankare (fillimisht bosh)


Klikoni butonin “Shto një llogari bankare” — në krye të faqes


Do të hapet formulari i plotësimit të të dhënave bankare


Mund të klikoni “Shkarko udhëzimin” për të marrë udhëzuesin zyrtar të DPT-së në format PDF.


Para se të shtoni llogarinë, sigurohuni që keni gati: numrin IBAN, emrin e bankës dhe vërtetimin bankar (PDF).


Hapi i gjashtë


Plotësoni formularin me detajet e bankës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page