KONFIRMOHET: 20 shkolla publike do të pajisen me kamera dhe inteligjencë artificiale, del LISTA e plotë
- Apr 1
- 2 min read
20 shkolla publike në Tiranë së shpejti do të pajisen me një sistem survejimi me kamera dhe inteligjencë artificiale.
Lajmi është konfirmuar përmes burimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, të cilët për Vna.al ka bërë me dije se 20 institucione të arsimit, mes tyre 9-vjeçare dhe shkolla të mesme, do të paijsen me kamera falë projektit “Smart City” .
Sipas dokumentit, shkollat ku pritet të vendosen kamerat janë:
1. 9-vjeçare “Fan Noli” – Rr. Qemal Stafa – 11 kamera – 1125 nxënës
2. E mesme Teknike-Ekonomike – Rr. Myrtezim Këllici – 19 kamera – 600 nxënës
3. 9-vjeçare “Marie Logoreci” – Rr. Ali Shefqeti – 12 kamera – 478 nxënës
4. E mesme “Aleks Buda” – Rr. Gjergj Legisi, Laprakë – 20 kamera – 700 nxënës
5. 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” – Rr. Tre Dëshmorët – 20 kamera – 1460 nxënës
6. E mesme profesionale Kamëz – Rr. Montreal – 17 kamera – 1540 nxënës
7. 9-vjeçare “Ramazan Jarani” – Rr. Selaudin Bekteshi – 17 kamera – 478 nxënës
8. E mesme profesionale “Karl Gega” – Rr. Bedri Karapici – 30 kamera – 857 nxënës
9. E mesme “Ibrahim Rugova” – Bulevardi “Nën Tereza”, Kamëz – 23 kamera – 1116 nxënës
10. E mesme “Isa Boletini” – Unaza e Madhe, Paskuqan – 22 kamera – 410 nxënës
11. E mesme “Qemal Stafa” – Rr. e Durrësit – 31 kamera – 1300 nxënës
12. 9-vjeçare “Ahmet Gashi” – Rr. Dritan Hoxha – 14 kamera – 893 nxënës
13. 9-vjeçare “Gjon Buzuku” – Rr. Kahreman Ylli – 17 kamera – 870 nxënës
14. E mesme “Partizani” – Rr. e Dibrës – 12 kamera – 582 nxënës
15. 9-vjeçare “Bajram Curri” – Rr. Niko Avrami – 22 kamera – 482 nxënës
16. 9-vjeçare “Avni Rustemi” – Rr. e Bogdanëve – 24 kamera – 752 nxënës
17. 9-vjeçare “Jeronim De Rada” – Rr. e Durrësit 18 – 13 kamera – 710 nxënës
18. 9-vjeçare “Vaçe Zela” – Rr. Eshref Frashëri – 15 kamera – 502 nxënës
19. E mesme “Petro Nini Luarasi” – Rr. Sami Frashëri – 19 kamera – 1022 nxënës
20. 9-vjeçare “Hoxha Tahsin” – Rr. Hoxha Tahsim 95 – 17 kamera – 635 nxënës
Ndërsa mësohet se implementimi i projektit po realizohet nga kompania “Presight AI” që është pjesë e grupit G42, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“KORÇA BOOM”
















