top of page

Korça rikthen historinë, rritet interesi për restaurimin e banesave 100-vjeçare

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Në Korçë, vitet e fundit është rritur ndjeshëm interesi për restaurimin e banesave mbi 100-vjeçare. Shumë prej tyre po kthehen në bujtina për turistë vendas dhe të huaj, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë të përdoren si banesa familjare. Gjatë restaurimit, pronarët kujdesen të ruajnë elementët origjinalë të ndërtimit, si portat, dyert dhe dritaret prej druri.


Engjëll Bregu, restaurator i punimeve të drurit, shprehet se vitet e fundit janë rritur kërkesat për restaurimin e elementeve tradicionale.


“Në pamjet e jashtme duan ta lënë si vitet e para. Ta ruajnë siç ka qenë. Edhe nëse i bëjnë pjesët e reja, ruajnë elementë të vjetër. Duhet të jetë 100-vjeçare si portë, që të mbajmë elementë si origjinali. Këto vitet e fundit realizohen në Shqipëri. Duan të ruajnë atë të vjetrën”, thotë Engjëll Bregu.


Ai shton se këto restaurime kërkojnë kohë dhe shpesh zbulojnë elementë me origjinë të huaj në ndërtim.


“Kanë gjithmonë surpriza, varet çfarë të dalë. Pjesë e kornizave qëndron siç është. Korniza mbahet si element origjinal. Nuk besoj të jenë shqiptare, duhet të jenë sjellë nga Selaniku ose Italia. Ka grila persiane. Nga mënyra si janë realizuar duket që janë në Itali ose Greqi. Duan rreth 20 ditë të bëhen, je i detyruar t’i bësh të reja nëse janë të dëmtuara. Është teknikë e veçantë, me stil korçar”, thotë ai.


Vetëm në vitet e fundit, në qytetin e Korçës janë dhënë mbi 150 leje ndërtimi për restaurimin e banesave të vjetra, duke ruajtur elementët origjinalë të ndërtimit dhe duke kontribuar në zhvillimin e turizmit kulturor./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page