Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja parashikimi i motit për ditën e sotme, e mërkurë, 4 mars 2026!
- Mar 4
- 1 min read
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje, priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Valëzimi i detit do të jetë i forcës 1 ballë.
“KORÇA BOOM”
















